Itali, rrebesh grushtesh mbi gruan pse bëri pazarin, 7 vjeçari “denoncon” të atin

Bota

Itali, rrebesh grushtesh mbi gruan pse bëri pazarin, 7 vjeçari

Mjaftonte shkaku më i vogël që një 33 vjeçar në Foggia të Italisë të lëshonte një breshëri grushtesh mbi bashkëshorten e tij.

Ajo që e acaroi së fundi, ishte se gruaja donte të dilte për të bërë pazarin së bashku me fëmijët, 4 dhe 7 vjec dhe me nënën e saj. Kaq mjaftoi që të makthi i goditjeve, njëra nga të cilat i cau buzën.

Dhuna vazhdonte prej vitesh, por tani më fund, gruaja u bind ta denonconte, dhe kjo falë 7 vjeç i cili madje është përpjekur të ndërhyjë për të ndaluar babain e tij të dhunshëm.

“Mami denoncoje, babi është i keq”, ishin fjalët e fëmijës së mitur, që pavarësisht moshës së brishtë, u soll si i rritur duke e nxitur të ëmën të shkonte në polici. Falë reagimit të saj, karabinierët mundën të ndërhyjnë dhe e prangosën 33 vjeçarin me akuzën e dhunës në familje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion