Itali/ I dënuar me 3 vite e 7 muaj burg për mashtrim dhe trafik droge, i riu shqiptar arrestohet brenda hotelit

Bota

Itali/ I dënuar me 3 vite e 7 muaj burg për mashtrim dhe trafik droge,

33-vjeçari në fund të dënimit të kryer, do të dëbohet nga territori i Italisë, pasi paraqet rrezikshmëri shoqërore 

Një 33-vjeçar shqiptar i cili prej katër vitesh ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar në një hotel në Breshia, pasi rezulton i dënuar me burg për disa vepra penale.

Mediat italiane informojnë se i riu shqiptar është dënuar me vendim të formës së prerë për krime kundër pronës, mashtrim dhe trafik droge me 3 vite e 7 muaj burg.

Ndërsa pasi u arrestua nga policia ndërsa qëndronte në një hotel, ai u transferua në burgun e Canton Mombello për të vuajtur dënimin.

Janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar se kush mund ta ketë ndihmuar atë të mbetet i arratisur deri në arrestimin e tij.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të 33-vjeçarit, prirjen e tij për krime dhe precedentët e shumtë penalë, policia italiane ka lëshuar një urdhër dëbimi kundër tij nga territori i Italisë, i cili do të kryhet në fund të dënimit të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion