E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në Presidencë, nuk dihen arsyet

Aktualitet

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por vjen një ditë pasi qeveria njoftoi presidentin për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë atë të Tiranës.

Shkresa erdhi një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij me vendim të qeverisë.

Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Pritet të shihet lëvizja e presidentit, i cili ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion