Takimi i Këshillit Politik Evropian, i pranishëm edhe Rama! Niset drejt Kopenhagen

Aktualitet

Takimi i Këshillit Politik Evropian, i pranishëm edhe Rama! Niset

Takimi informal i Këshillit Evropian është duke u zhvilluar në Pallatin Christiansborg në Kopenhagen, ku marrin pjesë liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit. Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili pritet të niset drejt Kopenhagës gjatë orëve të pasdites.

Në këtë takim liderët e BE-së do diskutojnë se si të forcojnë: mbrojtjen e përbashkët evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën.

Takimi informal u drejtua nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe u prit nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Liderët e BE-së do të diskutojnë në këtë takim se si të forcojnë mbrojtjen e Evropës, edhe në dritën e shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore nga Rusia në disa shtete anëtare të BE-së.

“Këto provokime e kanë bërë edhe më të qartë nevojën që BE-ja të përshpejtojë dhe intensifikojë përpjekjet për të ndërtuar një Evropë që mund të reagojë në mënyrë efektive, të pavarur dhe të bashkuar ndaj kërcënimeve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e KiE-së.

BE-ja është e përkushtuar që deri në vitin 2030 të rrisë ndjeshëm gatishmërinë e saj mbrojtëse dhe ka ndërmarrë hapa konkretë muajt e fundit për të arritur këtë synim.

Këto përfshijnë: forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e financimit në mbrojtje, zhvillimin e bazës industrial, krijimin e mundësive për prokurime të përbashkëta, në përputhje të plotë me NATO-n.

Këto diskutime do t’i japin udhëzime Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë për hartimin e një plani për zbatimin e objektivave të gatishmërisë mbrojtëse të BE-së, që do të prezantohet në takimin e Këshillit Evropian më 23-24 tetor.
Shqiptarja.com

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion