Ish-presidenti francez BOTON librin e tij! Makthi i 20 ditëve burg, shkroi 11 faqe çdo ditë...

Bota

Ish-presidenti francez BOTON librin e tij! Makthi i 20 ditëve burg, shkroi

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris.

“Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard.

Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.

Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet” në izolim. Sarkozy u mbajt vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie ruanin qelinë ngjitur ditë e natë.

Pasi apeloi vendimin, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Ai tani jeton sërish në shtëpinë e tij 5 milionë paund me bashkëshorten Carla Bruni dhe duhet të mbajë një byzylyk elektronik. Megjithatë, ai ende nuk ia ka hedhur: nëse humbet apelin në mars, mund të kthehet sërish në La Santé.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion