Irani përgatitet për hakmarrje: Izraeli ende nuk e ka kuptuar fuqinë tonë

Bota

Irani përgatitet për hakmarrje: Izraeli ende nuk e ka kuptuar

“E keqja e regjimit sionist në sulmin e tij të shtunën kundër Iranit nuk duhet as të ekzagjerohet ose të nënvleresohet.” 

Kështu u shpreh udhëheqësi suprem i Iranit.Ayatollah Ali Khamenei, në deklaratën e tij të parë pas sulmit izraelit ndaj vendit të tij nje ditë më pare

Ai theksoi se autoritetet iraniane do të reagojne në mënyrën e duhur, bazuar në interesin e vendit të tij.

“U takon autoriteteve të përcaktojnë se si të përcjellin fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian te regjimi izraelit dhe të ndërmarrin veprime që i shërbejnë interesave të këtij kombi dhe vendi. Ata nuk e njohin Iranin, rininë e tij, kombin e tij. Ata ende nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë plotësisht fuqinë, aftësitë, iniciativën dhe vullnetin e kombit iranian, ne duhet t’i bëjmë ata ta kuptojnë atë”, tha ai.

Irani po peshon me kujdes përgjigjen e tij ndaj sulmit Izraelit.

Sakaq kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Tel Avivi i arriti objektivat e tij.

“Forcat ajrore sulmuan në të gjithë Iranin. Ne goditëm fort aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa. Sulmi në Iran ishte i saktë dhe i fuqishëm dhe i arriti të gjitha objektivat e tij”, u shpreh ai.

Goditjet ajrore të Tel Avivit ishin në hakmarrje për sulmin e 1 tetorit nga Irani, i cili lëshoi rreth 200 raket ndaj Izraelit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion