14 vite më parë, dalin FOTOT kur Nuredin DUMANI shfaqej me tufa lekësh

Aktualitet

14 vite më parë, dalin FOTOT kur Nuredin DUMANI shfaqej me tufa

Disa fotografi të shkrepura 14 vite më parë tregojnë se si, vrasësi me pagesë, tanimë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani shfaqej me tufa lekësh në dorë.

Dumani në atë kohë ishte vetëm 23-vjeç, dhe si shkrun dhe gaeztari Flamur Vezaj, njihej vetëm si një grabiës i rëndomë, me “tufa parash, të cilat besohet se janë të fituara nga krime të ndryshme, ndoshta nga ndonjë "kotec" i vjedhur”.

Sot Dumani akuzohet për 12 vrasje të ndryshme si dhe është i dyshuari kryesor i ngjarjes të ndodhur jo më larg se dy muaj në Elbasan ku u vendos tritoli në shtëpinë e motrave Nikolli, por fatkeqësisht mbeti i vrarë i pafajshmi Enea Thomallari.

Fotografitë, të realizuara më 22 shtator 2010, ofrojnë një pasqyrë të gjendjes së tij psikologjike dhe mënyrës se si ai po e ndërtonte "karrierën" e tij kriminale.

Dumani pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyr dhjetra krime ku përfshijnë emra të njohur të botës së krimit. Por më shumë u përfol pas deklaratave të motrave Nikolli ku tregonin se Dumani kishte një qeli me 5 yje, me internet, televizor, kondicioner telefona dhe takime speciale me vajza.

ME TE LEXUARAT