Irani i hapur për negociata të reja me SHBA, pritet raundi i dytë i bisedimeve

Bota

Irani i hapur për negociata të reja me SHBA, pritet raundi i dytë

Irani ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, të cilat pritet të zhvillohen në Islamabad, sipas dy zyrtarëve pakistanezë të cituar në kushte anonimiteti.

Sipas tyre, Teherani ka sinjalizuar se do të dërgojë një delegacion në kryeqytetin pakistanez brenda kësaj jave, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes së palës amerikane.

Zyrtarët thanë se ka një optimizëm të kujdesshëm për ecurinë e procesit, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar për datën dhe formatin e takimeve.

Ata theksuan gjithashtu se për arsye sigurie, Pakistani nuk do të bëjë publike detaje mbi lëvizjet e delegacioneve dhe u kërkuan mediave të shmangin spekulimet, duke theksuar se negociatat mbeten në zhvillim e sipër.

 

ME TE LEXUARAT