Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në momentin e ngjarjes?

Bota

Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në momentin e

Në momentin kur ndodhi incidenti me armë zjarri në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në pronë.

Shërbimi Sekret konfirmoi se asnjë person nën mbrojtje nuk ishte prezent në kompleks në kohën e ngjarjes. Presidenti ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Sipas autoriteteve, Trump kishte kaluar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku së bashku me bashkëshorten Melania Trump organizoi darkën vjetore me guvernatorët amerikanë, një aktivitet tradicional me pjesëmarrje dypartiake.

Edhe zonja e parë ndodhej në Shtëpinë e Bardhë gjatë incidentit.

Rezidenca Mar-a-Lago, e cila shpesh shërben si vendqëndrim fundjave për presidentin, ishte nën mbikëqyrjen e zakonshme të Shërbimit Sekret, por pa praninë e ndonjë personi të mbrojtur në atë moment./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion