IDF paralajmëron fazën tjetër të luftës në Gaza: “Do ta mposhtim Hamasin”

Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se ushtria izraelite është gati të nisë fazën e ardhshme të operacionit ushtarak kundër Hamasit në Qytetin e Gazës, me synim disfatën përfundimtare të grupit.
Gjatë një vizite në Rripin e Gazës këtë mëngjes, Zamir theksoi se IDF është “moralisht e detyruar” të rikthejë në shtëpi të gjithë pengjet, qofshin të gjallë apo të vdekur.
“Ne do ta ruajmë vrullin e Operacionit ‘Qerrat e Gideonit’, duke u përqendruar në Qytetin e Gazës. Faza e re e luftës do të fillojë së shpejti dhe objektivi ynë është i qartë: fitorja ndaj Hamasit”, tha ai.
Deklaratat e tij pasuan votimin e kabinetit të sigurisë që miratoi planin për pushtimin e qytetit në fillim të muajit.
Ndërkohë, Izraeli po përballet edhe me tensione të brendshme. Protesta dhe greva shpërthyen pas sulmit mbi një spital në Gaza, ku humbën jetën shtatë persona. Më shumë se 30 qytetarë u arrestuan gjatë demonstratave, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu akuzoi protestuesit se “po ndihmojnë Hamasin”.


