'I urova mirëseardhjen dhe nisëm bisedimet', Vuçiç shtron darkë për Zelenskin në Beograd

Bota

'I urova mirëseardhjen dhe nisëm bisedimet',

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shtruar një darkë në nder të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi.

Në një postim në Instagram, Vuçiç tha se i uroi mirëseardhjen Zelenskit në Beograd dhe se darka ishte rasti i parë për të hapur bisedimet për temat që do të jenë në fokus të takimeve zyrtare.

“Është kënaqësi të kem mundësinë të pres presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili për herë të parë ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi.

Jam i bindur se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës, si edhe të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Vuçiç.

Ai shtoi se gjatë darkës u diskutua edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa theksoi se pritja ishte një mundësi për t'u prezantuar mysafirëve fryma e Serbisë dhe një pjesë e traditës së vendit.

ME TE LEXUARAT