Sulmi terrorist me 10 të vrarë në natën e ndërrimit të viteve në SHBA, autori mbante një flamur të ISIS

Bota

Sulmi terrorist me 10 të vrarë në natën e ndërrimit

I dyshuari në sulmin vdekjeprurës të në natën e ndërrimit të viteve në New Orleans kishte një flamur të ISIS-it në momentin e incidentit, thonë burimet për CNN. Pas sulmit tragjik që la të vdekur 10 persona, pajisje të shumta shpërthyese u gjetën në një arkë në kamionçinën që autori përdori në sulm.

FBI, e cila drejton hetimin, ka thënë se po e heton ngjarjen si një “akt terrorizmi”.

Hetuesit po shqyrtojnë çdo bashkëpunëtor të mundshëm të të dyshuarit, si dhe pikëpamjet politike apo fetare të të dyshuarit dhe nëse personi është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste.

Autori goditi qëllimisht me kamion turmën e njerëzve në zonën e njohur qytetit të Nju Orlinsit, ‘Canal and Bourbon Street’, në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të paktën 10 viktima dhe 35 të plagosur.

ME TE LEXUARAT