Trump nuk i “fal”, ndalon CNN dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë, zbulohet arsyeja

Bota

Trump nuk i “fal”, ndalon CNN dhe Politico nga Shtëpia e

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se CNN, MS NOW dhe Politico nuk do të lejohen më në Shtëpinë e Bardhë, duke i akuzuar këto media për publikimin e asaj që ai i cilësoi si “lajme të rreme” për administratën e tij.

Njoftimi u bë të premten përmes një postimi të Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Trump tha se ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe paralajmëroi se edhe media të tjera mund të përfshihen në një masë të tillë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se si do të zbatohet vendimi, nëse do të prekë akreditimet e gazetarëve apo pjesëmarrjen e tyre në konferencat dhe aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë.

CNN, MS NOW dhe Politico, si dhe National Press Club, nuk kishin dhënë menjëherë një koment për njoftimin. Sipas Reuters, vendimi vjen në vazhdën e përplasjeve të vazhdueshme të Trump me media që ai i konsideron kritike ndaj administratës së tij.

Njoftimi ka hapur gjithashtu pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes administratës dhe medias, si dhe mbi mënyrën se si do të funksionojë aksesi i gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. AP e cilëson situatën si një zhvillim të ri në marrëdhënien e tensionuar të Trump me organizatat mediatike.

ME TE LEXUARAT