I shkaktoi humbje prej 4 miliardë dollarë pasi hoqi shishet nga tavolina, Coca-Cola i përgjigjet Ronaldos

Bota

I shkaktoi humbje prej 4 miliardë dollarë pasi hoqi shishet nga

Coca-Cola ka insistuar që ‘të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve’ pasi Cristiano Ronaldo hoqi dy shishet e tyre nga një konferencë shtypi në Euro2020.

36-vjeçari i fiksuar pas shëndetit u ndje i ofenduar pasi pijet e gazuara u vendosën para tavolinës së tij përpara një interviste dje – kështu që ai i largoi ato dhe u tha tifozëve që ‘të pinin ujë’ në vend të tyre.

Tani, firma e pijeve miliarda dollarëshe – e cila sponsorizon turneun – është përgjigjur, duke pranuar në mënyrë të prerë se të gjithë kanë ‘shijet e tyre.

‘Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp,’ shtoi një zëdhënës.

Kujtojmë se gjesti i largimit të shisheve Coca-Cola nga tavolina i shkaktoi një dëm në bursë prej 4 miliardë dollarë kompanisë së pijeve freskuese

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion