I përhapur në disa shtete, zbulohet varianti më i rrallë i Covid

Bota

I përhapur në disa shtete, zbulohet varianti më i rrallë i

Një variant i iri i Covid është zbuluar së fundmi në një laborator në Sardenjë.Mediat italiane bëjnë me dije se varianti i ri A.27 është një kombinim i dy mutacioneve të veçanta, N501Y dhe L452R të Sars Cov 2 dhe meriton një vëmendje të veçantë pasi dyshohet se ka një përhapje më të shpejtë se llojet e tjerë të Covid.

Ndër të tjera mësohet se varianti është i përhapur deri më tani në Francë, Britani, Slloveni dhe në Zvicër.Varianti u gjet nga ekipi i drejtorit të laboratorit të Poliklinikës Ferdinando Coghe në bashkëpunim me ekipin e Profesor Germano Orrù, shefi i shërbimit të Biologjisë Molekulare, falë një platforme të re për renditjen e gjeneve.

Ndër të tjera ekspertët theksojnë se përhapja e varianteve të reja do të ndikojnë dhe në efikasitetin e vaksinave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion