Tërmeti në Kretë, jepet alarmi për cunami: Qëndroni larg nga brigjet!

Bota

Tërmeti në Kretë, jepet alarmi për cunami: Qëndroni

Pas tërmetit të fortë në Kretë, është lëshuar një alarm për cunam.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet.

“Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet”, shkroi ai.

“Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas nga ana tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion