I ndërpreu fjalën, Trump inatoset me gazetaren: Do më lejosh ta përfundoj

Bota

I ndërpreu fjalën, Trump inatoset me gazetaren: Do më lejosh ta

Presidenti amerikan, Donald Trump u zemërua me një gazetare të Bloomberg e cila e ndërpreu ndërsa ai po i përgjigjej një pyetjeje. Presidenti amerikan u shfaq në një emision të drejtpërdrejtë të Fox News, ku u pyet për Tucker Carlson.

Ndërsa Trump po përgjigjej jashtë Air Force One, gazetarja e ndërpreu. Presidenti amerikan u ndal dhe e shikoi me zemërim dhe iu drejtua duke i kërkuar që ta lërë të përfundojë fjalën e tij.

“Do të më lejosh ta përfundoj deklaratën time? Je më e keqja,” tha ai. “Je me Bloomberg, apo jo? Je më e keqja. Nuk e di pse të kanë,” shtoi ai. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion