Hyn në fuqi certifikata e vaksinimit në Itali, ja vendimi për studentët dhe mësuesit
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 10:41
Bota

Ditën e sotme nis në fuqi certifikata e vaksinimit në Itali. Siç ka vendosur qeveria e Mario Draghi-t, pa praninë e certifikatës, që vërteton se janë marrë të dyja dozat e vaksinës, nuk do mund të futet askush në qendrat tregtare, aeroplanë, trena, anije dhe autobuzë.
Duke marrë parasysh situatëm qeveria një ditë më parë, zgjeroi kërkesën për pasaportë të gjelbër për të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe për transportin në largësi të madhe nga 1 shtatori. Me këtë vendim, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më.


