Vuani nga mungesa e energjisë, ja ndryshimet që duhet të bëni në rutinën tuaj

Nëse vazhdimisht ankoheni për mungesën e energjisë, duhe ttë bëni një ndryshim drastic në stilin e jetesës, duke nisur nga mënyra e ushqimit, por jo vetëm. Fillimisht niseni ditën me 10 minuta ecje, kështu do fitoni 2 orë energji. Vijoni më pas me ushtrime fizike, për të aktivizuar systemin nervor.
Hani gjithmonë shëndetshëm, sidomos ushqimet me Omega-3, që përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës. Mëngjesin niseni me lëng me fruta pylli; fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.

Në drekë merrni një supë me thjerëza dhe sallatë jeshile. Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera. Darka duhet të jetë me perime, dy orë para gjumit. Nëse ndiheni të lodhur, flini gjumë. Kjo gjithashtu ndikon në energjinë tuaj.


