Humbi shikimin 15 vite më parë për shkak të mjekëve, ja si ka vijuar jeta e 59-vjeçares

Bota

Humbi shikimin 15 vite më parë për shkak të mjekëve, ja

Njihuni me Connie Parke, 59-vjeçarja e cila humbi shikimin 15 vite më parë. Kur nisi të humbte shikimin dhe u verbua asaj iu tha se kishte shkëputje të retinës ose glaukoma. Por diagnoza ishte e gabuar. Në fakt ajo kishte katarakt, që mund të hiqej lehtësisht dhe t’i risillte shikimin. Pasi iu nënshtrua operacionit, 59-vjeçarja tanimë ka shikim të pastër në të dy sytë.

“Njerëzit duhet të ribëjnë kontrolle, sepse unë isha e verbër për 15 vjet pa asnjë arsye. Operacione si ky që bëra unë, kryhen prej vitesh. Ditën që specialisti i retinës më tha se nuk kisha asnjë sëmundje në retinat e mia, unë dhe im shoq u mërzitëm pamasë. Isha e mërzitur me mjekët që nuk arritën të gjenin shkakun e vërtetë se përse humba shikimin, por ditën që arrita të shoh sërish, i gjithë ai inat u shua”, tha ajo.

Humbi shikimin 15 vite më parë për shkak të mjekëve, ja

Problemet me shikimin për Connie-n nisën në 2003. Ajo nisi të kishte probleme me dritat gjatë kohës që i jepte makinës dhe mjeku i tha se ishte për shkak të glaukomës. Tre javë më vonë shikimi i saj po ikte gjithnjë e më shumë.

Humbi shikimin 15 vite më parë për shkak të mjekëve, ja

Në atë pikë gruas iu tha se nuk mund ta operonin dhe se do të verbohej. Pas disa muajsh nuk mund të shihte fare. Vetëm në 2018-n pas një vizite tek okulisti zbuloi se diagnoza ishte e gabuar. Më 2 Nëntor ajo iu nënshtrua operacionit të parë në syrin e djathtë.

Humbi shikimin 15 vite më parë për shkak të mjekëve, ja

“Kur më hoqën fashën të nesërmen gjëja e parë që pashë ishte vetulla e infermieres… nisa të qaj”, rrëfeu Connie. Pak kohë më vonë iu nënshtrua operacionit të dytë dhe tanimë 59-vjeçarja ka shikim të plotë.

Rikthimi i shikimit për të do të thoshte që të mund të shihte për herë të parë sa ishte rritur mbesa e madhe dhe të shihte për herë të parë 8 nipërit e mbesat e tjera.

 

ME TE LEXUARAT