Vinte nga Londra me mbi 10 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçarja në Rinas

Aktualitet

Vinte nga Londra me mbi 10 mijë paund të padeklaruara, procedohet

Nje 36 vjecare nga Londra eshte proceduar penalisht ne pasi eshte kapur me nje sasi te konsiderueshme monetare te pa deklaruar ne hyrje te kufirit te Shqiperise.

Lajmi u be me dije nga policia e cila tha se 36-vjecarja iu nenshtrua kontrolleve pas analizes se riskut.

Njoftimi i policise Rinas, Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një shtetase. Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

ME TE LEXUARAT