Falsifikoi dokumentet, mes të arrestuarve edhe drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Aktualitet

Falsifikoi dokumentet, mes të arrestuarve edhe drejtori i Zyrës

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të dokumenteve.

Bëhet fjalë për drejtorin Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, specialistin e kësaj drejtorie Kreshnik Mino dhe shtetasin Spiro Duni.

Forcat e rendit, pas një hetimi disamujor,  dyshojnë se funksionarët kanë falsifikuar formularët e AMTP për regjistrimin e një trualli në fshatin Dhërmi.

Vetëm disa ditë më parë, kjo zyrë e Qarkut u bë protagoniste e kronikave pasi disa dokumente ishin vjedhur gjatë natës, por nuk dihet ende nëse dy gjerat kanë lidhje mes tyre.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

 

ME TE LEXUARAT