Historia e majmunit Punch përfundon me 'fund të lumtur', i braktisur nga nëna gjen shokun e jetës

Bota

Historia e majmunit Punch përfundon me 'fund të lumtur', i

Në një kopsht zoologjik pranë Tokios, historia e një majmuni foshnjë është kthyer në një fenomen viral falë një dysheje të pandarë: Punch, një makak japonez 7-muajsh, dhe shoku i tij orangutan prej pelushi.

I refuzuar nga nëna e tij biologjike pak pas lindjes në korrik të vitit të kaluar, Punch e pati të vështirë të integrohej pasi majmunët e rritur e refuzonin vazhdimisht sa herë që përpiqej t’u afrohej. Mirëpo, Punch e gjeti ngushëllimin te një lodër prej pelushi që do të shndërrohej në “nënën” e tij të re.

Kujdestari i kopshtit zoologjik, Kosuke Shikano, tha: Makakët japonezë foshnjë kapen menjëherë pas trupit të nënës pas lindjes për të ndërtuar forcën muskulore. Ata gjithashtu fitojnë një ndjenjë sigurie duke u kapur pas diçkaje. Për shkak se ishte braktisur, Punch nuk kishte asgjë ku të kapej. Pasi eksperimentuan me një sërë sendesh, majmuni zgjodhi lodrën prej pelushi.

Stafi i kopshtit zoologjik beson se nëna e tij, një makake e re që po përjetonte shtatzëninë e saj të parë, mund ta ketë braktisur për shkak të stresit të shkaktuar nga një valë të nxehti. Megjithatë, historia e Punchit ka një fund të lumtur: vetëm pak ditë më parë, një majmun tjetër i së njëjtës specie e përqafoi Punchin, duke sinjalizuar një pranim shoqëror që është i rrallë për foshnjat e përjashtuara në natyrë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion