Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin gjatë tërmetit 7.1 ballë, e mbrojnë me trupat e tyre (VIDEO)

Pamje dramatike të publikuara nga një spital në prefekturën Kumamoto të Japonisë tregojnë momentin kur një tërmet i fuqishëm godet sallën e operacionit, ndërsa kirurgët bëjnë gjithçka për të mbrojtur pacientin.
Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë më 28 korrik, salla e operacionit nis të lëkundet fort. Pajisjet dhe objektet lëvizin nëpër dhomë, ndërsa disa mjekë humbin ekuilibrin dhe rrëzohen.
Pavarësisht situatës së rrezikshme, dy prej kirurgëve mbajnë tavolinën e operacionit dhe mbulojnë pacientin për ta mbrojtur, ndërsa një tjetër përpiqet të sigurojë pajisjet mjekësore, por rrëzohet nga lëkundjet.
Sipas mediave japoneze, ndërhyrja kirurgjikale u ndërpre përkohësisht, por rifilloi sapo lëkundjet u qetësuan dhe përfundoi me sukses. Spitali rifilloi aktivitetin normal më 5 gusht.
Tërmeti me magnitudë 7.1 goditi rajonin jugor të ishullit Kyushu më 28 korrik, duke shkaktuar të paktën 38 viktima dhe mbi 120 të plagosur.
WATCH: Surgeons were caught in the July 28 Kumamoto earthquake during an operation, with one doctor securing the emergency exit while the rest of the surgical team shielded the patient throughout the quake.pic.twitter.com/6iGsjWqxjB
— Clash Report (@clashreport) August 6, 2026
Lëkundjet shkaktuan shembje ndërtesash, dëmtime të rrugëve, ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë. Mbi 79 mijë banorë mbetën pa ujë të pijshëm dhe rreth 3.500 pa energji elektrike për disa ditë, ndërsa mijëra të tjerë u strehuan në qendra emergjente.
Një nga zonat më të goditura ishte qyteti Hikawa, ku mbi 800 banesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Tërmeti u ndje edhe në Korenë e Jugut.