Fluks në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit 2026

Porti i Durrësit ka regjistruar një rritje të lëvizjeve të pasagjerëve gjatë vitit 2026, me qindra mijëra udhëtarë që kanë përdorur Terminalin e Trageteve për hyrje dhe dalje nga Shqipëria.
Porti i Durrësit ka regjistruar një rritje të lëvizjeve të pasagjerëve gjatë vitit 2026, me qindra mijëra udhëtarë që kanë përdorur Terminalin e Trageteve për hyrje dhe dalje nga Shqipëria.
Muaji korrik ka shënuar pikun e fluksit gjatë kësaj periudhe, me 112,740 pasagjerë të përpunuar. Prej tyre, 83,315 persona kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa mbi 29 mijë kanë udhëtuar drejt destinacioneve jashtë vendit.
Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur në Portin e Durrësit u regjistruan 111,049 pasagjerë, këtë vit janë përpunuar rreth 1,700 udhëtarë më shumë, duke shënuar një rritje prej afërsisht 1.5%.
Rritja e lëvizjeve gjatë muajit korrik lidhet kryesisht me sezonin turistik veror, ardhjen e emigrantëve dhe fluksin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë për pushime.
Për të përballuar kërkesën e shtuar gjatë verës, vijojnë edhe lundrimet me frekuencë të shtuar drejt dhe nga portet italiane, me shërbime vajtje-ardhje dhe kapacitete të shtuara për transportin e pasagjerëve.