Habisin shkencëtarët, Covid-19 zhduku dy rastet më të zakonshme të gripit

Bota

Habisin shkencëtarët, Covid-19 zhduku dy rastet më të

Shkencëtarët kanë treguar se gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, disa lloje të virusit të gripit mund të jenë zhdukur. Mësohet se rastet e gripit ranë në vlera historikisht të ulëta, një fenomen që ekspertët ia atribuojnë mbajtjes së maskave dhe masave të tjera paraprake në luftën kundër coronavirusit të ri.

Ndërkohë, kanë treguar shkencëtarët, është interesante fakti se të dy llojet e viruseve të gripit nuk janë shfaqur në “radarin e askujt” për një vit, që do të thotë se asnjë rast i këtyre viruseve nuk është regjistruar askund në botë. Por, ekspertët nuk e dinë ende nëse këto specie janë zhdukur, por nëse po, zyrtarët mund të zgjedhin më lehtë llojet e virusit të gripit që përfshihen në vaksinën e gripit sezonal.

Gripi A dhe Gripi B; Për të shpjeguar se cilat viruse të gripit mund të jenë zhdukur, së pari duhet të kuptojmë se si klasifikohen viruset e gripit. Dy familje të viruseve të gripit shkaktojnë grip sezonal: gripi A dhe gripi B.

Viruset e gripit A ndahen në “nëntipe” bazuar në dy proteina në sipërfaqen e tyre të njohura si hemagglutinin (H) dhe neuraminidase (N). Aktualisht, H1N1 dhe H3N2 qarkullojnë tek njerëzit, dhe secili prej këtyre nëntipeve ndahet edhe më tej në “klasa”. Nga ana tjetër, viruset e gripit B nuk kanë “nëntipe” ose “klasa”, por ndahen në dy linja të njohura si B/Yamagata dhe B/Victoria.

Një “klasë” e H3N2, e njohur si 3c3.A, nuk është zbuluar që nga marsi i vitit 2020. E njëjta gjë vlen për linjën B/Yamagata, sipas STAT.

Çdo vit, shkencëtarët bëjnë vaksinën e gripit pak muaj para se sezoni i gripit të fillojë në të vërtetë duke parë se çfarë lloje po qarkullojnë në botë dhe pastaj parashikojnë se cilat lloje të gripit mund të jenë më të zakonshmet gjatë sezonit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion