Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për shpërndarjen e vaksinave

Bota

Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për shpërndarjen e vaksinave

Aktivistja suedeze që lufton kundër ndryshimeve klimatike, kohët e fundit po merret edhe me pandeminë.

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë euro për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës kundër COVID-19.

Fondet janë caktuar për COVAX-in, mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër coronavirusit që shpërndan vaksinat në vendet në zhvillim, Thunberg tha në një konferencë shtypi me shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton cnbc.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të zgjidhur tragjedinë me shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave, pasi në rastin e krizës klimatike, ne së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit”, tha aktivistja suedeze.

Sipas OBSH-së, në shumë vende të pasura, një në katër persona mori dozën e parë të vaksinës dhe në vendet e varfra, një në 500.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion