“PS po blen vota me ndihma ushqimore”, Bashkia Berat i përgjigjet PD: Po i çonim në magazinë

Politikë

“PS po blen vota me ndihma ushqimore”, Bashkia Berat i

Bashkia e Beratit ka reaguar pasi kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me disa mbështetës denoncuan se bllokuan një furgon me ndihma ushqimore, duke akuzuar se PS po shpërndan ndihma për vota dhe se brenda ndodhej një zyrtare e degës lokale të së majtës në pushtet.

Bashkia mohon akuzat e PD-së se po shpërndanin ndihma natën për qytetarët duke deklaruar se thjesht po zhvendoste materiale nga një ambient i bashkisë në magazinë.

“Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia.

 Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore.

Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.

Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike” mbyllet deklarata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion