Greqia “vishet” në të kuqe nga zjarri, njerëzit futen në ujë për të shpëtuar, të tjerët… (Video)
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 08:11
Bota

Situata e zjarrit në Greqi nuk është aspak e mirë, duke u përkeqësuar dita ditës. Betejën më të vështirë e kanë Atika, Evia dhe Ilia, ku autoritetet bënë të mundur evakuuimin e qindra banorëve.
Banorët janë marrë me forcë nga policia, pasi, edhe pse rrezikonin jetën e tyre, nuk i linin dot banesat e tyre që të digjeshin.
Një foto e bërë virale nga qytetarë grek, tregon sesi plazhi i Agia Anës ka marrë ngjyrën e kuqë, për shkak të zjarrit masiv që duket se nuk do të ndalojë. Shumë qytetarë në panik janë hedhur në ujë, shumë të tjerë me dhimbje shikojnë si vendi i tyre po digjet.


