Ulen ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 07:43
Aktualitet

Moti në vendin tonë ditën e sotme do të dominohet nga temperaturat e larta dhe vranësirat. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditësh, do krijohen mundësi për reshje shiu, por të izoluara. Ndërkohë në orët e mbrëmjes dhe të natës, sipas MeteoAlb, vranësirat do të largohen gradualisht.
Sa i përket temperaturave, pas shumë ditësh, termometri shënon maksimumin 35 gradë, me një luhatje që arrin deri në 16 gradë celcius. Shpejtësia e erës do jetë 45 km/h nga veri perëndimi, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.


