Pas Greqisë dhe Turqisë, flakët shkrumbojnë Siberinë, 217 vatra aktive
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 08:03
Bota

Rajoni i Siberisë është nën pushtetin e zjarrit dhe kjo është diçka e pazakontë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Rusia po përballet me 217 vatra aktive, duke alarmuar vendin.

Lajmin e rëndë e dha fillimisht Shërbimi Federal i Pyjeve.
Ndërkohë, mediat shkruajnë se zjarri ka prekur më së shumti pjesën lindore të vendit, ndërsa në terren kanë zbarkuar 5 mijë zjarrëfikës, vullnetarë, civilë dhe qindra automjete.


