Greqia "nën pushtetin" e flakëve , digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

Bota

 Greqia "nën pushtetin" e flakëve , digjen disa shtëpi,

Disa qytete në Greqi janë përfshirë nga zjarre këto ditë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Zjarri masiv ka rënë në rajonin e Patra-s, duke rrezikuar tre fshatra. Gjithashtu edhe situata në Achaia është dramatike pas zjarrit të madh që shpërtheu këtë mëngjes pranë fshatit Souli.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të cilat favorizohen edhe nga temperaturat e larta, të cilat kanë shkrumbuar disa shtëpi në zonën e Souli-t, ndërsa banorët janë larguar nga zona.

Greqia "nën pushtetin" e flakëve , digjen disa shtëpi,

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët masive dhe të vënë në kontroll situatën. Po ashtu po ndërhyhet edhe nga ajri, ndërsa erërat kanë vështirësuar punën e ekipit të zjarrfikësve.

 

ME TE LEXUARAT