Greqi/ Tragjedi në bordin e anijes, humb jetën marinari 20-vjeçar, u gjet i bllokuar në derën e garazhit

Bota

Greqi/ Tragjedi në bordin e anijes, humb jetën marinari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në anijen e pasagjerëve Blue Star Chios në Greqi, ku një marinar 20-vjeçar, pjesëtar i ekuipazhit, humbi jetën tragjikisht.

Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, i riu mbeti i bllokuar në një derë rrëshqitëse të papërshkueshme nga uji në garazhin e anijes, duke pësuar lëndime të rënda.

Ai u nxor menjëherë nga kolegët dhe iu dha ndihma e parë, duke e transportuar më pas drejt spitalit por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.

Autoritetet kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa është informuar edhe prokuroria.

Në një deklaratë zyrtare, kompania  shprehu tronditjen e saj për humbjen e marinarit dhe ngushëlloi familjen e tij.

“Jemi të shokuar nga ky incident tragjik. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e marinarit dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, deklaroi kompania.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion