Gjenden 3 predha artilerie në Delvinë, priten specialistët xhenierë për të bërë vlerësimin

Bota

Gjenden 3 predha artilerie në Delvinë, priten specialistët

Paraditen e sotme, rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se nga një punonjës i një firme që po kryen punime per rikonstruksionin e rrugës Blerimas-Delvinë, se janë konstatuar 3 predha artilerie

Predhat janë gjetur gjatë punimeve për zgjerimin e karrexhatës së rrugës në vendin e quajtur “Mulliri i Bardhë”.

Nga verifikimi u konstatua se ishin 3 predha të artilerisë. Është rrethuar vendi në pritje të specialistëve xhenierë.

Ndërkaq, mësohet se nga ana e firmës u ndërprenë punimet në këtë segment rrugor.

ME TE LEXUARAT