Gangsterat e Londrës pushtojnë rrugët, gara me makina në mesnatë (Foto)

Garat me makina janë gjithmonë në modë. Në Londër, gangsterat e zonës kanë shkaktuar kaos në orët e para të mëngjesit, pasi me makina e tyre Maserati dhe Mercedes të modifikuar, organizuan gara ilegale.
Sipas mediave vendase, banorët e lagjes janë ankuar duke e quajtur këtë kapriçë të garuesve të padurueshme.

Sipas tyre, 50 deri në 100 makinë zbresin në Ëaterloo Place në Ëestminster çdo fundjavë, ku shoferët kryejnë manovra nga më të frikshme dhe tregojnë forcën e motorëve të tyre.

Pamjet e xhiruara nga kamerat e sigurisë tregojnë makina teksa djegin gomat përpara se të shpejtojnë përgjatë Pall Mall, vetëm një milje nga Pallati i Buckingham.


