Veprimet e saj prekën një tifozëri të tërë, e dinit se Sabrina la çdo gjë pas për një jetë me Eriksen?

Sabrina Kvist Jensen bashkëshortja e Christian Eriksen është tashmë në qendër të vëmendjes, pasi preku të gjithë me veprimet që bëri teksa shihte që bashkëshorti i saj po luftonte me jetën në fushë.


Mediat shkruajnë se Christian dhe Sabrina janë njohur në Holandë, ku asokohe, futbollisti luante për Ajax.

E reja, një parukiere profesioniste, vendosi të hiqte dorë nga profesioni për të ndjekur bashkëshortin në aventurën e tij të re në Tottenham, në vitin 2013.

Aktualisht ata jetojnë në Milano, pasi Eriksen luan për Interin. Thuhet se çifti bën një jetë normale, larg vëmendjes së mediave. Të dy ata kanë dy fëmijë dhe Sabrina është një nënë perfekte që kujdeset për ata dy.


