Mes Antonelës, Anës dhe Shqipes, Atdheu e bën zgjedhjen e tij (Video)
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 14:33
Showbiz

Atdheu, konkurrent i Përputhen, ka bërë intervistën e tij të parë për Prive, median kosovare.
Në rubrikën e tyre “60 sekonda” për Prive, gjakovari ka treguar një detaj shumë të rëndësishëm, lidhur me preferencat e tij për vajzat e “Përputhen”.
Moderatori e pyet kë do zgjidhte nga Ana, Shqipja apo Antonela dhe konkurrenti nuk ngurroi aspak të thotë emrin e Anës.

Kujtojmë që ai u njoh me Anën dhe zhvilluan disa takime. Ata gjithashtu dhanë puthjen e parë në emisionin Prime të Përputhen, por gjërat mes tyre u ndërprenë po aty.

Ndërkohë ai po njihet me Antonelën, por emri i saj nuk u përmend nga ai.


