Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaje kërcënojnë Izraelin: Nuk do rrimë duarkryq

Bota

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaje kërcënojnë

Udhëheqësit e Britanisë , Francës dhe Kanadasë paralajmëruan sot se vendet e tyre “nuk do të rrinë duarkryq” përballë “veprimeve skandaloze” të qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Në reagim thuhet se do të ndërmarrin veprime nëse Izraeli nuk ndal operacionin e tij të ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk heq kufizimet për hyrjen e ndihmës humanitare.

“Refuzimi i qeverisë izraelite për të ofruar ndihmë themelore humanitare për popullsinë civile është i papranueshëm” dhe “rrezikon të shkelë të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, thanë në deklaratën e tyre të përbashkët presidenti francez Emmanuel Macron , kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri kanadez Mark Carney.

Tre udhëheqësit deklaruan gjithashtu se janë “ të vendosur për të njohur një shtet palestinez” brenda kornizës së “zgjidhjes me dy shtete ”. Macron, Starmer dhe Carney i bënë thirrje gjithashtu Hamasit që të lirojë menjëherë pengjet që mban që nga 7 tetori 2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion