FOTO/ Dendias dhe Çavuşoğlu harrojnë ‘sherrin’ në Ankara, përqafohen dhe darkojnë në Akropoli

Bota

FOTO/ Dendias dhe Çavuşoğlu harrojnë ‘sherrin’ në

Ministrat e jashtëm të Greqise e Turqisë janë përqafuar në Athinë ndërkohë që më shumë se 1 muaj më parë dhuruan një ‘sherr’ live gjatë një konference në Ankara.

Mediat greke kanë kapur momentin kur dy ministrat përqafohen teksa mësohet se sot darkojnë nën shëkmbinjtë e Akropolit dhe nesër bëjnë më pas takimin zyrtar.

FOTO/ Dendias dhe Çavuşoğlu harrojnë ‘sherrin’ në

Më 15 prill ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias vizitoi Ankaranë kur pasi takoi Presidentin Erdogan ‘shpërtheu’ në konferencën live për shtyp teksa në krah kishte ministrin turk. Ai akuzoi Turqinë për shkeljet që po bënte ndaj Greqisë, por nuk mungoi as përgjigjia e Çavuşoğlu.

Kësaj radhe është ky i fundit që viziton Greqinë teksa fillimisht u ndal në veri të vendit në takim me pakicat myslimane dhe më pas shkoi në Athinë.

Nesër Çavuşoğlu takon si Dendiasin ashtu dhe kryeministrin Mitsotakis për të diskutuar për problemet që kanë dy vendet mes njëra-tjetrën që në vitet e fundit kanë qenë jo të pakta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion