Fier, 37-vjeçari i dehur bie nga kati i dytë i pallatit, dërgohet në spital
Lajmifundit
/
14 Janar 2022, 21:36
Aktualitet

Një 37-vjeçar ka rënë nga banesa e pallatit ku banonte në Fier. Policia bën me dije se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Fier/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen “16 Prilli”, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


