“Fashiste!”, Gazetari rus fyen Melonin/ Reagon ashpër kryeministrja: Propagandist i regjimit të Putinit

Bota

“Fashiste!”, Gazetari rus fyen Melonin/ Reagon ashpër

Gazetari dhe prezantuesi televiziv rus Vladimir Solovyov, i njohur për afërsinë e tij me Kremlinin, ka lëshuar fyerje të rënda ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni gjatë një emisioni në një televizion rus.

Gjatë programit të tij, Solovyov, duke folur në rusisht dhe italisht, e cilësoi Melonin si “fashiste” dhe “grua të keqe”, ndërsa shtoi gjithashtu se “tradhtia është emri i saj i mesëm”, duke pretenduar se ajo ka tradhtuar ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Deklaratat kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet italiane. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka thirrur ambasadorin rus në Itali për një protestë zyrtare, duke dënuar gjuhën e përdorur dhe duke kërkuar shpjegime për incidentin diplomatik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion