Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë zjarri, dy persona të plagosur rëndë, policia rrethon zonën

Bota

Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë zjarri, dy persona

Të shtëna me armë zjarri u raportua sot në Essen të Gjermanisë në një parking. Nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa autori është largua nga vendi i ngjarjes.

Të plagosurit u gjetën nga policia dhe u dërguan në spital. Gjithashtu, forca të forta policie janë vendosur në vendngjarje dhe zona është rrethuar me kordon.

Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë zjarri, dy persona

Sipas mediave gjermane, një kërkim për autorin është duke u zhvilluar në të gjithë rajonin e Ruhr-it në Gjermaninë veriperëndimore. Megjithatë rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, por policia thekson se nuk ka rrezik për qytetarët.

“Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Dhe për shkak se kemi indikacione për një mosmarrëveshje brenda mjedisit të klanit, kemi përfshirë edhe hetuesit tanë specialë”, tha një zëdhënës i policisë.

Sakaq, dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se të premten në mbrëmje atje kishte pasur një grindje midis libanezëve dhe sirianëve.

ME TE LEXUARAT