Europa injoron rastet e mpiksjes së gjakut, nis vaksinimin me Johnson & Johnson

Bota

Europa injoron rastet e mpiksjes së gjakut, nis vaksinimin me Johnson &

Disa javë pas lajmeve se Johnson & Johnson shkakton mpiksje të gjakut, Europa ka vendosur që të hedh pas fjalët dhe të nisë punën me vaksinën amerikane. Më herërt, EMA tha se ekzistonte një lidhje e mundshme mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut por theksoi se përfitimet ishin më të mëdha se rreziqet. Mësohet se vaksina në fjalë do “nisë” punën nga kjo javë që vjen, duke u bërë vaksina e 4 që përdoret nga BE, përfshirë Biontech&Pfizer, Moderna, AstraZeneca.  

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Spanja ka qenë shteti i parë që ka nisur vaksinimin me Johnson & Johnson, për personat e moshës 70 deri 79 vjeç

Mësohet se Holanda do nisë përdorimin e Johnson & Johnson javën që vjen, Gjermania në maj. Franca nga ana tjetër ka marrë 200,000 doza të Johnson & Johnson, dhe procesi do nisë të shtunën.

Autoritetet në Greqi kanë bërë me dije se fushata e vaksinimit me Johnson & Johnson do nisë nga data 5 maj, Italia vazhdon të jetë e pasigurtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion