Emri/ Burri shqiptar i pret rrugën ish-gruas dhe e qëllon dy herë me thikë, i plagosur mbeti edhe djali

Bota

Emri/ Burri shqiptar i pret rrugën ish-gruas dhe e qëllon dy herë

Policia Italiane në Sulmona ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili plagosi me thikë ish-gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Hysen Aliko, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Mjetet prerese qe iu sekuestruan shqiptarit
Gruaja 40-vjeçare ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur burri e ndaloi në rrugë duke e qëlluar dy herë me thikë.

Të bërtiturat e gruas kanë alarmuar qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët tentuan të neutralizonin babain e tyre.

Gjatë tentativës për të shpëtuar nënën, mbeti i plagosur edhe djali.

Policia mori dëshmitë e banorëve për të rindërtuar skemën e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Prej një muaji burrë e grua ishin të divorcuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion