E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar vret gruan me çekiç në sy të fëmijëve

Bota

E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar vret gruan me

Një krim makabër ndodhi paraditen e së dielës në provincën e Viçencës, në Itali, kur shqiptari 51-vjeçar Gëzim Alla, qëlloi për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçare, Doriana Alla.

Pas vrasjes, autori ka telefonuar policinë, ku pranoi krimin. Gjatë përleshjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, 9 dhe 13 vjeç, të cilët nga frika ishin mbyllur në tualet.

Nga dëshmitë e tyre, duket se ata nuk e kanë parë skenën makabër të krimit, ndërsa autoritetet i kanë zhvendosur tek disa familjarë të tjerë që jetojnë në Itali. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërsa dyshohet për motive të dobëta.

Nga viti 2017, kjo familje ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa 51-vjeçari punonte si murator në zonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion