E rëndë/ Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori tenton vetëvrasjen! Detajet e para

Bota

E rëndë/ Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit,

Profesori italian, Stefano Andeo, i cili kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Giorgia Meloni u përpoq të vetëvritej.

Sipas medias vendase, ai piu një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësuesi 65-vjeçar i gjuhës gjermane që punonte në një shkollë të mesme në provincën e Napolit, u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas.

Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq. Për momentin, megjithëse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor, jeta e tij nuk është në rrezik. Karabinierët ndërhynë për të mbledhur elementë të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.

Para aktit ai kishte shkruar një letër ku kërkonte të takohej me kryeministren, për t’i kërkuar falje personalisht.

“I kërkoj asaj, nëse është e mundur, të më takojë që ta them duke e parë në sy”.

Addeo ia shkroi letrën vetë kryeministres, i cili u publikua paraprakisht nga gazeta “Roma”.

“Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për fjalët e shkruara. Marr përgjegjësi të plotë”, shkruan Addeo, “edhe nëse pranoj se kurrë nuk kam pasur ndërmend t’i uroj vdekjen një vajze të vogël. Ishte një frazë e pafat, e papërshtatshme, e papranueshme, e cila nuk më përfaqëson mua si burrë apo si edukues”, shton ai, duke thënë se është i vetëdijshëm “se asgjë nuk mund ta fshijë dëmin e shkaktuar me ato fjalë. Vetëm e vërteta, pendimi dhe respekti mund të ndihmojnë, tani”.

Mësuesi i drejtohet drejtpërdrejt kryeministres duke kërkuar falje për gjestin “që ju lëndoi ju dhe familjen tuaj, dhe në veçanti vajzën tuaj, e cila nuk duhej të ishte futur kurrë në këtë situatë në asnjë mënyrë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion