Drejt përputhjes! Sara dhe Geljani deklarohen për njëri-tjetrin

Showbiz

Drejt përputhjes! Sara dhe Geljani deklarohen për njëri-tjetrin

Ditë më parë, Sara u deklarua vetëm për Gelianin, duke thënë se nuk i pëlqen më asnjë nga djemtë në program përveç tij.

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme, po ashtu edhe Geliani u deklarua se është në progam vetëm për Sarën. Ai tha se nuk ka ndjenja për asnjë në program, por vetëm për Sarën.

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.

Kjo deklaratë u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran.

Po ashtu, në studio u komentua edhe takimi i mëparshëm mes Sindit dhe Gelianit, ku ai e ka mohuar se donte ta puthte, ndërsa Sindi e ka kundërshtuar.

Sindi: Ka qenë ai që u afrua dhe kur është dhënë koment i i takimit, ai në takim e ka pohuar.
Geliani: Si më kam thënë po? Po të doja do të të kisha puthur.

Sindi: S’lejoj asnjë të më puthë pa dëshirën time. Ti nuk ke përçarë asgjë se mes nesh se s’ka pasur asgjë.
Geliani: Një kërcim afër e bëjnë të gjithë.
 
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion