E rëndë/ Bie zjarr në spitalin Covid, humbin jetën 4 pacientë, evakuuohen 35 të tjerë

Bota

E rëndë/ Bie zjarr në spitalin Covid, humbin jetën 4

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil mëngjesin e sotëm. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se në një spital Covid ka rënë zjarr dhe për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë. Ngjarja, shkruajnë mendiat, ka ndodhur në qytetin Arakazhu në verilindje të vendit.

Forcat zjarrëfikëse kanë arritur të kontrollojnë flakët dhe evakuuan 35 pacientë, por ishte e pamundur shpëtimi i 4 personave. Mediat, duke cituar autoritetet zyrtare, raportojnë se ende nuk bëhet me dije shkaku i zjarrit.

ME TE LEXUARAT