E ëma e la vetëm në shtëpi për 10 ditë, 1-vjeçarja ndërron jetë

Bota

E ëma e la vetëm në shtëpi për 10 ditë,

Një grua në Ohio akuzohet për vrasje pasi sipas “USA Today” ajo e kishte lënë fëmijën e saj vetëm për më shumë se një javë në shtëpinë e tyre në Cleveland.

Në orët e para të mëngjesit të Premten e kaluar, policia e gjeti vajzën 16-muajshe pa shenja jete. Menjëherë pas kësaj 31-vjeçarja Kristel Candelario u vu në pranga nën akuzën e vrasjes.

Tashmë ajo do të dalë para Gjykatës Komunale të Cleveland për të dhënë dëshminë e saj të plotë. Nga ana tjetër ekspertët shëndetësorë po kryejnë autopsinë e fëmijës së pajetë.

Paraprakisht mësohet se vajza nuk kishte shenja në trup, por dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mos ushqyerjes për 10 ditë./tvklan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion