Droni bie në plazhin grek, pushuesit: Menduam se ishte nga Irani...!
Ndërsa bota është zgjuat sot me lajmin se për herë të parë Irani ka sulmuar Izraelin, qytetarët në zonën e plazhit në Iraklio të Kretës, kanë përjetuar momente paniku… “gabimisht”!
Kjo pasi në breg të detit është gjendur një dron, i cili në fakt ka rezultuar se ndodhej prej kohësh aty, dhe ka qenë objektiv ajror i përdorur në poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve.
Por qytetarët të shqetësuar kanë njoftuar autoritetet, teksa mediat greke raportojnë se ata janë shprehur se kanë menduar se droni vinte nga Irani.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga ekspertiza e parë vlerësohet se droni ka qenë në det prej disa kohësh, pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.
Ky është një objektiv i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore./tch